
Prokurori i antikorrupsionit, Hulio Arbisu shpjegoi se krimi i kryer nga
ish-ministri i Jashtëm, Blaker Miller, në kohën e Alberto Fuxhimorit
përcaktohet, si në kodin penal të Peruse ashtu dhe atë të Shqipërisë.
Drejtesia peruane nisi procesin ndaj Bleker Millerin me kushtin e “të denuarit rebel” i cili shpërfillur drejtesinë, për krimin kundër rendit kushtetues me 5 Prill 1992.“Krimi është përcaktuar qartësisht si në kodin penal të Peruse dhe në atë të Shqipërisë- shpjegoi Arbisu.
Sipas tij “elementet objektive te tipit penal” pajtohen ne menyre absoluten me veprimet e Bleker Millerit, i cili udhehoqi diplomacine peruane gjate “pucit institucional” te Fuxhimorit, i denuar me 25 vjet burg për korrupsion dhe shkelje të të drejtave të njeriut”.
Hulio Arbisu shpjegoi se “Blaker Miller nuk e u perfshi në rebelim me nje qellim altruist, çka do te thote se ai nuk ngriti krye kunder nje qeverie diktatoriale, me qellimin për të krijuar nje tjeter demokratike. Ai beri saktesisht te kunderten- nenvizoi prokurori i antikorrupsionit- ngriti krye kunder rendit kushtetues, per te rivendosur nje qeveri qe nuk mbeshtetej ne parimet kushtetuese”.
Arbisu argumentoi se “regjimi i Fuxhimorit pas pezullimit te Kongresit ne 1992, i hapi rrugen krimit te organizuar dhe mafias ne te gjithe organizmat shteterore”.
‘A mund te quhet ky nje qellim altruist? A kishte si synim te kthente ne vend demokracine, apo te garantonte te drejtat themelore te qytetareve? Jo aspak. Vetem ne te kunderten, krimi mund te kishte karakter politik. E thene thjesht- tha Arbizu- ky nuk eshte nje krim politik, ata qe e pretendojne, ose nuk jane te informuar, ose po perpiqen te keqinformojne opionin publik”.
Per Bleker Miller ka nje mandat arresti kombetar dhe nderkombetar, te leshuar nga Gjykata e Larte e Peruse, perditesimi i te ciles u be me 8 Nentor te vitit 2012. Gjykata e Larte Peruane do te kerkoje ekstradimin e ish-ministrit te Jashtem Peruan nga Shqiperia, bazuar mbi parimin e reciprocitetit, sepse mes dy vendeve nuk ekziston Marreveshje Ekstradimi.
Top Channel