Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it
Kryeministi i ri i Japonisë, Shinzo Abe, është duke realizuar një tur në disa vende të Azisë Juglindore, në atë që u konsiderua nga mediat ndërkombëtare se një “ofensivë diplomatike” e Tokios zyrtare në rajonin më konfliktual të kontinentit.
Kryeministri Abe, i zgjedhur në dhjetor, është duke vizituar Vietnamin, Tajlandën dhe Indonezinë, me një axhendë që ka vendosur në qendër të programit të saj ekonominë dhe mosmarrëveshjet territoriale me Kinën.
Sipas analistëve, është domethënës fakti që vizita e parë e Abes realizohet në Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, një shtet që është gjithashtu i përfshirë në një konflikt me Pekinin për ndarjen e zonave detare dhe disa ishujve të diskutuar.
”Aktualisht, mjedisi strategjik në rajonin e Azisë dhe Paqësorit është duke përjetuar një ndryshim dinamik. Gjatë këtij tranformimi, pasja e marrëdhënieve më të ngushta me shtetet e tjera aziatike është në mbështetje të interesit kombëtar të Japonisë”, deklaroi Abe.
Në takimin me kolegun e tij vietnamez, Nguyen Tan Dung, Abe e konsideroi shtetin komunist si një prej “partnerëve më të rëndësishëm” të Japonisë në botë.
Abe theksoi se “Japonia dhe Vietnami ndajnë të njëjtat sfida dhe kanë dy ekonomi në gjendje të përmbushin boshllëqet e tjetrës”.
Top Channel