Lushnje, vidhen kartat e identitetit

16/01/2013 09:20

Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e zyrës së gjendjes civile në komunën Gradishtë të rrethit të Lushnjes, ku gjendet dhe zyra e kompanisë ALEAT për aplikimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.

Ata kanë hyrë duke hapur derën kyresore dhe duke shkatërruar bravën e derës së gjendjes civile. Pas hyrjes në këto ambiente, kanë marrë me vete kasafortën e zyrës së aplikimve të pasaportave ku gjendeshin rreth 300 karta të përgatitura për t’u tërhequr si dhe disa dokumenta të tjerë.

Vjedhja është vënë re nga punonjësit e komunës vetëm në mëngjes kur kanë ardhur për punë. Policia e Lushnjes menjëherë ka nisurhetimet në vendin e ngjarjes. Ata kanë gjetur gjurmë gishtërinjsh në derën kryesore dhe bravën e e thyer.

Ajo ka arrestuar rojen e komunës, Gaqo Xhaja, 58 vjeç, që sipas burimeve konfidenciale nuk ka qenë në komunë në momentin e vjedhjes.

Gjithashtu, veç rojes, Policia e Lushnjes ka shoqëruar dhe disa të rinj të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA