Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë Një familje me tetë anëtarë në qytetin e Kukësit u përplas me
Policinë e Rendit dhe Policinë Ushtarake, e cila i nxorri me forcë nga ndërtesa ku ata jetonin.
Behet fjale per familjen e Haxhi Cenës, e cila eshte pronare e tokes ku eshte vendosur godina e Policise Ushtarake ne Kukes. Familja ka te drejten e parablerjes se godines per shkak te pronesise qe ka mbi token, nje proces gjyqesor ka nisur ndersa Ministria e Ekonomise nderpreu procesin e privatizimit dhe godina kerkohet t’i kalohet Bashkise se Kukesit.
Nderkohe qe flitet se persona private jane te interesuar per kete godine ne qytet ne te cilen prej kater vitesh eshte vendosur nje familje e pastrehe, e cila eshte edhe pronare e tokes ku eshte ndertuar ajo. Godina dikur qender e policise ushtarake nuk funksionon me si e tille. Per ore te tera banoret dhe policia kane qene perballe tyre secila pale e vendosur ne kerkesat e saj. Pronaret e tokes tregojne dokumentat e tyre, ndersa Policia Ushtarake dhe ajo e Rendit urdherat per debimin e tyre nga kjo ndertese.
Korrespondentët e Top Channel në Kukës informuan se rreth mesditës Policia Ushtarake ka nxjerrë me dhunë nga ndërtesa familjen, duke u përplasur me dhjetëra persona që kishin shkuar për të kundërshtuar këtë veprim.
Top Channel