
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar me biznesin e vogël
në zonën e Bathores në Kamëz, ku shitësit nëpër ushqimore apo
minimarkete jane ankuar për varfërinë, listat e gjata të borxhlinjve dhe
papunësinë që mbizotëron në këtë zonë me të ardhur kryesisht nga zonat
veriore të vendit.
“Ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël.Nga llogaria që ne bëjmë është rreth 150 milionë euro që janë nëpër listat e ushqimoreve në të gjithë Shqipërinë. Njerëzit janë zhytur në borxhe, papunësia është e madhe dhe ne nuk dihet të çlirojmë biznesin nga taksat”, thotë Rama.
Perfaqesues te biznesit të vogël në këtë zonë shprehen pesimistë për vijimësinë e biznesit të tyre pasi mungesa e xhiros, taksat që paguajnë, listat e gjata pa shprese për t’u likuiduar po çojnë drejt mbylljes.
Tregtaret jane ankuar edhe per gjobat qe u shkojne herë pas here duke rënduar më tej situaten e tyre financare.
Kryetari i Partisë Socialiste tha se te gjitha keto do te marrin fund duke lehtësuar bisnesin nga barra fiskale, si dhe duke nxitur punësimin në këtë zonë.
Top Channel