Ditë me diell, por nuk do të mungojnë as vranësirat, parashikimi i motit për këtë të mërkurë
Sërish incidente me bombolat e gazit. Një çift tregtarësh nga Berati
janë lënduar rëndë, kur një bombol gazi ka shpërthyer pa pritur.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në dyqanin e Zenepe dhe Selim Ostrovicës, banor të Beratit. Mësohet se burrë e grua po tentonin të mbushnin një bombël gazi brenda në dyqanin ku tregtonin gaz.
Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkohë që çifti është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Beratit. Reparti i zjarrfikëses ka ndërhyrë menjëherë për të shuar flakët dhe penguar përhapjen e tyre. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Mësohet se dyqani i tyre është gjobitur edhe nga policia, për tregtimin e gazit në kushte të papërshtatshme, madje edhe është mbyllur, por bashkëshortët e kanë hapur sërish dhe kanë vijuar tregtimin e gazit.
Top Channel