Barak Obama prezantoi propozimet e shumëpritura për kontrollin e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Shefi i Shtëpisë së Bardhë bëri thirrje për ndalimin e armëve të sulmit, kontrolle më të mëdha ndaj të dhënave për personat që blejnë armë dhe shtim të përpjekjeve për përmirësimin e shërbimit të shëndetit mendor.
“Pas masakrës së Konektikat, reformat e kontrollit të armëve nuk presin më. Nuk ka një ligj që të parandalojë akte të tilla të pakuptima dhune, nuk ka asnjë lloj legjislacioni që të parandalojë cdo tragjedi, cdo ligësi të tillë, por nëse ekziston qoftë edhe një gjë e vetme që ne mund të bëjmë për të reduktuar dhunën, për të shpëtuar sikur edhe një jetë të vetme njeriu, atëhere kemi detyrimin ta provojmë”, tha Obama.
Prezantimi i propozimeve u be ne Shtepine e Bardhe, me Obamen e rrethuar nga femijet qe i derguan letra pas masakres e muajit dhjetor ne shkollen fillore Sandy Hook, ku humben 26 vete, 20 prej te cileve ishin te mitur.
Plani bazohet tek rekomandimet e grupit te punes se drejtuar zevendespresidenti Biden, që zhvilloi takime me perfaqesues te organizatave për sigurinë e armëve e te aferm te viktimave. Nisma e Obames përfshin masa që do të kërkojnë miratimin nga Kongresi, si dhe veprime të cilat mund t’i marrë vetë Presidenti, përmes firmosjes se urdhërit ekzekutiv.
I ndergjegjshem per veshtiresite qe e presin kete plan ne Kongres, Obama apeloi per mbeshtetje publike, duke fshikulluar ne fjalen e tij analistet konservatore dhe aktivistet me te zeshem pro-armeve, te cilet pretendojne se kjo reforme ne sfond ka arsye te tjera pervec atyre politike.
Top Channel