U dhunua nga i shoqi, humbet foshnjën

15/01/2013 00:00

Rudina Iljazi, 28-vjeçarja që u dhunua fizikisht nga bashkëshorti i saj, ka humbur foshnjën si pasojë e traumave që ka pësuar.

Burime nga materniteti i Korçës kanë pohuar se pas konsultave është verifikuar se foshnja nuk ishte gjallë dhe se aborti spontan ka ndodhur për shkak të dhunës fizike që ka pësuar nëna. Mjekët kanë konstatuar se vdekja e foshnjës ka ndodhur në ditët e para të janarit, por është njoftuar vetëm sot.

Ngjarja ndodhi më 12 dhjetor të vitit të kaluar, kur 28-vjeçarja, katër muajshe shtatzënë është rrahur barbarisht nga bashkëshorti i saj, Olsi Iljazi. Ky i fundit ka pranuar se ka ushtruar vazhdimisht dhunë mbi të shoqen, e cila grindej shpesh me të vjehrrën (nënën e tij). Gruaja e re u shtrua në repartin e Reaminacionit të spitalit rajonal të Korçës, ndërsa bashkëshorti i dhunshëm u arrestua nga policia.

Ai shfaqi shenja të thella pendese për keqtrajtimin e të shoqes, por gjykata vendosi që ai të mbahej në burg deri në përfundim të procesit. Ijazi tentoi dy herë vetëvrasjen, por ka shpëtuar fal ndërhyrjes në kohë të uniformave blu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB