Suedi, përplaset treni i grabitur

15/01/2013 15:30

Një pastruese vodhi një tren të boshatisur në periferinë e Stokholmit dhe e përplasi në një shtëpi duke u plagosur vetë, informuan të martën mediat suedeze.

Në rrethana ende të paqarta, gruaja hyri në trenin me katër vagonë të ndodhur në një stacion treni, të cilin e drejtoi për 1,6 kilometra, përpara se të dilte nga shinat dhe të godiste një ndërtesë 3-katëshe.

Policia arrestoi në vendndodhje gruan, e cila u dërgua në gjendje të rëndë në një spital të zonës. Askush tjetër nuk u dëmtua në këtë aksident.

Një zëdhënes i Hekurudhës Suedeze konfirmoi se pastruesja ishte një punonjëse me rezulate të mira në punë ne stacionin e trenit. “Ajo ishte një punëtore e përkushtuar, që realizonte me rezultate të mira detyrën e saj. Jemi të befasuar se si ka mundur të ndodhë diçka e tillë dhe një hetim i brendshëm është lëshuar”, deklaroi zëdhënësi.

Megjithatë, lehtësia me të cilën duket se gruaja ka arritur të marrë kontrollin e trenit, duke rrezikuar një tragjedi me përmasa shumë më të mëdha ka ngritur dyshime mbi sigurinë e transportit në vendin skandinav.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA