Ministri i ri i Mbrojtjes në Rusi ka shkarkuar krye-oficerin e mjekësisë të forcave të armatosura, pas vdekjes së 5 ushtarëve me pneumoni.
Ministri Sergei Shoigu ka qenë i pakënaqur me standardin e kujdesit mjekësor në ushtri, nën drejtimin e Vyacheslav Novikov, thuhej në një njoftim të Ministrisë.
Ai nuk është akuzuar drejtpërdrejt për vdekjet, të cilat janë duke u hetuar. Një ushtar ndërroi jetë nga pneumonia të dielën, ndërsa 4 të tjerë gjatë javëve të fundit. Kushtet e forcave të armatosura janë shpesh herë elementare.
Vdekja e së dielës ndodhi në spitalin ushtarak në Yekaterinburg, në Urale, ndërsa vdekjet e mëparshme kanë ndodhur në spitalin ushtarak në Podolsk, në rajonin e Moskës. Radio “Moscow Echo” bëri të ditur se një cështje dyshimi për neglizhencë kriminale është hapur.
Cështja e pneumonisë nuk është ende e qartë. Në nëntor, paraardhësi i Shoigu-së, Anatoly Serdyukov, u shkarkua nga presidenti Vladimir Putin, pavarësisht hetimeve ndaj shitjeve të dyshimta të aseteve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Top Channel