Greqia miraton buxhetin për vitin 2026 me 159 vota pro, kritika të ashpra nga opozita Gjykata Supreme në Pakistan urdhëroi arrestimin e kryeministrit të vendit, Raja Pervez Ashraf. Ai akuzohet për korrupsion gjatë kohës kur ishte Ministër i Ujit dhe Energjitikës.
Ashraf i mohon akuzat dhe i quan ato shpifje. Sipas hetimeve, ai dyshohet se ka marrë rryshfet për favorizimin e projekteve të vecanta të ndërtimit të hidrocentraleve në vend gjatë kohës kur ishte ministër në vitin 2010.
Bashkë me të, gjykata urdhëroi edhe arrestimin e 15 personave të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë pakistanezë të përfshirë në skandalin e korrupsionit. Analistët vendas thonë se me shumë gjasa, ky vendim i gjykatës do të cojë në shkarkimin e menjëherëshëm të kryeministrit.
Ky vendim i gjykatës mbërriti në të njëjtën ditë kur Islamabadi është përfshirë nga protesta të dhunshme kundër korrupsionit të organizuara nga kleriku sunit Tahirul Qadri.
Protestuesit u mblodhën para godinës së parlamentit vendas dhe në një moment nisën të hedhin gurë në drejtim të forcave të sigurisë. Këto të fundit u kundërpërgjigjen me gazlotsjellës dhe të shtëna paralajmëruese në ajër.
Kleriku Qadri, që u nis të dielën nga qyteti i Lahores, mbërriti në Islamabad me mijëra mbështetës nga pas. Në fjalimin para turmës ai bëri thirrje për reformë elektorale dhe ligjore për t’i dhënë fund fenomenit të korrupsionit. Ai kërkon që në ruajtjen e zgjedhjeve, të parashikuara për në muajin maj, të përfshihet edhe ushtria.
Por autoritetet e akuzojnë Qadrin se po synon që me protesta të shtyjë procesin zgjedhor. Nga pamjet e siguruara nga mbulimi i drejpërdrejtë i protestës nga televizionet pakistaneze shihen policë dhe ushtarë që qëllojnë me armë në ajër për të zmbrapsur protestuesit.
Një zëdhënës i klerikut Tahirul Qadri tha për agjencinë e lajmeve Reuters se protestuesit qëlluan me gurë ndaj forcave të policisë për t’i ndaluar këto të fundit të arrestonin klerikun.
Në kampin e protestuesve flasin për dhjetra të plagosur, ndërsa autoritetet thonë se dhjetra policë dhe ushtarë janë lënduar nga goditjet me gurë. Sipas BBC, për momentin është e pamundur të sigurohet një burim i pavarur informacioni në lidhje me të plagosurit e përleshjeve.
Më herët, zyrtarët në Islamabad deklaruan se kleriku sunit, nuk do të lejohej të hynte në kryeqytet. Ata paralajmëruan se objekt i sulmeve të protestuesve mund të ishin tregjet dhe vendet e tjera publike.
Mbi 15 mijë forca sigurie u vendosën në kryeqytet, ndërsa shumë pjesë të tij u mbyllën. Kleriku Qadri kërkon një reformë elektorale që të parandalojë që zyrtarët e lartë të përfolur për korrupsion të rizgjidhen në poste drejtuese në zgjedhjet e muajit maj.
Top Channel