Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është mbuluar nga një shtresë dëbore që arrin në 67 centimetra, një rekord në 80 vitet e fundit.

Sipas agjencisë së lajmeve “Hina”, në qytetin me rreth 800 mijë banorë është paralizuar pothuajse tërësisht qarkullimi rrugor.

Instituti meteorologjik kroat, DHMZ, ka deklaruar se bëhet fjalë për dëborën më të dendur që regjistrohet që prej vitit 1929.

Dëbora ka filluar të bjerë ditën e diel, duke futur në kaos si trafikun publik ashtu edhe atë privat. Ndërsa trafiku ajror ka regjistruar vonesa të konsiderueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA