Ekonomia gjermane u rrit me 0,7% në vitin 2012, çka shënon një rënie të ndjeshme nga rritja e vitit paraardhës, treguan të martën të dhënat paraprake.
Në vitin 2011, Gjermania kryesoi rritjen në Eurozonë me 3%. Tkurrja në vitin e lënë pas duket se ndikohet kryesisht nga një tremujor i fundit tepër i dobët.
“Në vitin 2012, pavarësisht reduktimit të rritjes, ekonomia gjermane tregoi veten të qëndrueshme në një mjedis të vështirë ekonomik, duke përballuar me sukses recesionin ne Europe”, shkruhej në raportin e Zyrës Federale të Statistikave “Destatis”.
Megjithatë, disa analistë besojnë se ekonomia gjermane është në prag të rënies për vete në recesion.
“Nëse do të konfirmohet në total rritja prej 0,7%, rënia në tremujorin e katërt në Gjermani është prej -0,5% dhe këto shifra janë tepër shqetësuese”, deklaroi një prej ekspertëve të “Destatis”, Norbert Raeth.
Në ekonomi, recesioni përkufizohet si rënie e ekonomisë për dy tremujorë radhazi.
Përballë përkeqësimit të situatës ekonomike në Europë, Banka Qendrore Gjermane (Bundesbank) ka reduktuar pritshmëritë për rritjen në 2013-n, me 0,4%.
Top Channel