Konflikti kufitar, India kërcënon Pakistanin

15/01/2013 16:00

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, paralajmëroi Pakistanin se asnjë veprim tjetër agresiv nuk do të tolerohet dhe se Islamabadi zyrtar do të përballet me “rrjedhoja të hidhura”, nëse do të provokohen konflikte të reja në Kashmir.

Një krahinë e pretenduar prej të dy shteteve, ajo e Kashmirit mbetet e ndarë përgjysmë pa një marrëveshje përfundimtare, mbi bazën e vijave të një armëpushimi të arritur në vitin 1949.

Deklarata e Singh erdhi disa ditë pasi dy ushtarë indianë u vranë në një seri konfliktesh kufitare në Kashmir, krahinë që është bërë burim i dy lufrave të përgjakshme pakistano-indiane gjatë historisë.

Në raprezalje, dy ushtarë pakistanezë u vranë gjithashtu javën e shkuar.

Kryeministri Singh paralajmëroi se një konflikt i mundshëm për Kashmirin mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

Ai theksoi se India nuk dëshiron të përfshihet në asnjë lloj konflikti, por se nuk do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin dhe të drejtat e saj.

Kashmiri indian është një prej dy krahinave të vetme me shumicë muslimane në Indi, shteti i dytë më i populluar i botës, me mbi 1,2 miliardë banorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA