Itali, gjendet rafineri droge, pranga shqiptarit

15/01/2013 00:00

Policia Italiane ka zbuluar një rafineri droge pranë Venecias dhe ka
sekuestruar 80 kg heroinë të pastër. Karabinierët kanë arrestuar një
shqiptar 28-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Mediat italiane kanë raportuar se trafikanti shqiptar është ndaluar teksa transportonte me makinë një sasi prej 11 kilogramë heroine me origjinë nga Italia. Heroina ishte e ndarë në 80 mijë doza, ndërkohë që fitimi kap shumën e rreth 4 milionë eurove. Pasi kanë mundur të identifikojnë trafikantit, policia ka mbërritur në rafinerinë ku ka sekuestruar edhe pjesën tjetër të heroinës.

28-vjeçari me origjinë shqiptare rezident në Monferrato përdorte laboratorin për të ndarë sasinë e heroinës në pako. Sipas hetuesve italianë trafiku i heroinës në zonën veri-lindore të Italisë nuk është rastësore. Azia Lindore është një prej rrugëve kryesore të tranzitit të drogës në Itali nëpërmjet Turqisë dhe Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB