Irak, vritet në atentat deputeti

15/01/2013 20:45

Një anëtar sunit i Parlamentit Iraken u vra nga një sulm me bombë në qytetin e Faluxhës, informuan burime zyrtare ditën e martë.

Një kamikaz iu afrua deputetit Eifan Sadoun al-Isavi me pretekstin se dëshironte ta përshëndeste dhe kur ishte pranë tij shpërtheu veten.

Dy truproja gjithashtu humbën jetën në këtë shpërthim.

Vrasja e deputetit vjen vetëm disa ditë pasi Ministri sunit i Finacave, Rafie al-Isavi, i mbijetoi një atentati ndërsa udhëtonte me makinë në të njëjtin qytet.

Faluxha, kryeqyteti i krahinës së Anbarit, po përballet së fundmi me një rritje të vazhdueshme të mungesës së rendit, si rrjedhojë e rebelimit të minoritetit sunit ndaj qeverisë qendrore shiite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA