Dhuna ndaj gruas, protestë e AK-së

15/01/2013 00:00

Forumi i Gruas Kuq e Zi protestoi përpara zyrës së Kryetares së Kuvendit
Jozefina Topalli, në mbrojtje dhe ndërgjegjësim të nivelit të lartë të
dhunës mbi gruan shqiptare.

Permes një banderole, ky forum tha se paraqiste realitetin e gruas shqiptare ku një pjese e kufizuar jeton nën luksin e pushtetit, ndërsa pjesa tjetër në terrorin e dhunës dhe neglizhencës së strukturave shtetërore të paafta për të mbrojtur gruan shqiptare nga fenomeni i dhunës dhe vrasjes.

Kryetarja e ketij Forumi Margarita Kola tha se ndersa politikanet deklarojnë se kanë arritur nivelin përfaqësimit të gruas me 30% në politike, ne fakt janë 30% gra të cilat jetojne ne luks, ndërkohë që janë me mijëra që dhunohen dhe të pambrojtura.

“Kryetarja e Kuvendit prej 16 vitesh ka marrë peng karriken e Kuvendit duke treguar tolerancë zero ndaj diversitetit të të gruas në politike” deklaroi ajo. “Topalli nuk eshte as perfaqesuese e imazhit te gruas shqiptare dhe as lufton per te drejtat e saj, por gezon prej vitesh vetem privilegjet e pushtetit”,- ishte deklarata e forumit te gruas se AK.  

Top Channel