“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi
Një 28-vjeçar nga Fieri dyshohet se e ka braktisur në territorin portual
automjetin e tij, pasi ka kuptuar se nuk mund të lëvizte me ngarkesën e
paligjshme që mbante në të.
Shërbimet e Antidrogës dhe Policisë kufitare të portit, pas një konsultimi me prokurorinë kanë sekuestruar paraditen e të martës sasinë prej 32.5 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa, ndërsa ka shpallur në kërkim pronarin e automjetit.
Sasia e bimës narkotike u gjet në sediljen e pasme të automjetit tip Fiat Punto me targa AA 533 FN, që rezultoi në pronësi të Neltion Dhanilit nga Fieri. Burimet zyrtare të policisë lokale thanë se automjeti ishte i mbyllur dhe i braktisur që nga ora 23.00 e 13 janarit. Sasia e kanabisit e ndarë në 32 pako e ka vënë pronarin e mjetit paraprakisht përballë akuzës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbetur në tentativë.
Top Channel