Berlusconi, refuzohet shtyrja e gjyqit “Rubi”

15/01/2013 00:10

Një gjykatë italiane ka refuzuar kërkesën e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, për të shtyrë gjyqin, ku ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një prostitutë nën moshë.

Gjykata në Milano vendosi gjithashtu se nuk ka nevojë të marrë si dëshmitare kërcimtaren Karima El Mahroug.

Avokatët e Berlusconi-t kërkuan që gjyqi të shtyhej për më vonë, pasi të ketë kandiduar fillimisht në këtë fushatë zgjedhore.

Ai dhe zonjusha Mahroug, e njohur ndryshe si “Ruby Heartstealer” (Rubi, vjedhësja e zemrave), kanë mohuar të ketë shkuar ndonjëherë së bashku për seks.

Berlusconi dha dorëheqjen nga një mandat i tretë si kryeministër në nëntor 2011, kur u zëvendësua nga teknokrati Mario Monti.

Partia e tij, Populli i Lirisë (PDL), shpreson të formojë një koalicion qeverisës të qendrës së djathtë, me një tjetër parti, por nuk ka përcaktuar ende një kandidat për kryeministër.

Më 7 janar, një aleat i Berlusconi-t tha se ai nuk do të rikthehet si kryeministër, edhe nëse partia e tij fiton zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Berlusconi, gjithsesi, nuk e ka përjashtuar vetveten nga gara për kreun e qeverisë, duke thënë se kandidati për atë post “do të vendoset, pasi partia e tij të fitojë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA