Berisha nis fushatën në Shkodër

15/01/2013 00:00

Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur Shkodrën, një bastion politik i
demokrateve, për të promovuar slloganin elektoral të Partise Demokratike
për zgjedhjet e 23 qershorit.

Në Shkodër, ku festoi 22-vjetorin e themelimit të Partise Demokratike, Kryeministri Berisha e cilësoi atë si partinë e ndryshimeve epokale të Shqipërisë, me historinë e te ciles lidhet cdo arritje madhore e vendit.

“Ne vijmë në këtë ditë më të vendosur e më të sigurt se kurrë për betejë, për fitore. Mezi presim 23 qershorin për të fshirë nga harta e dheut, murin e bllokimit. Ne jemi ndryshimi – përpara drejt Europës! Ne jemi ndryshimi, sepse janë vajzat e djemtë, burrat e gratë e këtij vendi që na kanë udhëhequr fitore pas fitoreje. Ne jemi ndryshimi, ne jemi fitorja”, tha Berisha.

Në një betejë të fortë elektorale, siç pritet te jete ajo e qershorit, Kryeministri Berisha beson se ka nje perparesi te forte ndaj kundershtarit te tij politik, Edi Rama, qe sipas Kryeministrit ka te beje me konceptin e mireqenies ekonomike te shqiptareve.

“Ndryshimi midis këtyre burrave e grave dhe teje është si ndryshimi i ditës me natën, sepse une, këta të rinj, këta burra e gra, të gjithë së bashku duan më pak të varfër, ndërsa ti do më pak të pasur. Këta djem e vajza,  këto burra e gra, unë bashkë me ta, Qeveria bashkë me ta punon çdo ditë për të ndihmuar të varfrit, për të krijuar vende pune, për t’i nxjerrë nga varfëria, ndërsa ti zotëri premton shkatërrimin e shpejtë të vendeve të punës, rritjen e taksave, agjenci speciale, taksa speciale që kurrë nuk do t’i vendosësh”, tha Berisha.

Nga qyteti i Shkodres, kreu i demokrateve u beri thirrje shqiptareve te bashkohen rreth programit te Partise Demokratike, qe, sic e cilesoi ai, eshte forca politike e premtimeve te mbajtura.

Top Channel