
Një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në aksin Lezhë – Fushë Krujë ku
dy mjete një Benc dhe një Hummer janë përplasur me njëri-tjetrin në
hyrje të urës së Matit.
Përplasja ka qënë shumë e fortë ndërsa si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy shtetas dhe pikërisht
Kurt Aliu 60 vjeç dhe Flamur Mihana 38 vjeç nga Mali i Bardhe Kurbin, te cilet ndodheshin në bencin me targa TR 0234 M.
I plagosuri Mihana është nisur në drejtim të Spitalit Ushtarak për ndihmë më të specializuar, ndërsa 60-vjeçari po ndiqet në spitalin e Lezhës.
Menjehere ne vendngjarje kane mberritur uniformat blu dhe grupi i ekspertizes. Burime policore kanë theksuar për ne se policia po punon për të sqaruar shkakun qe cuan ne kete aksident.
Top Channel