I gjithë trafiku ajror i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit u devijua në Prishtinë, Sofie apo Beograd gjatë së martës, për shkak të mjegullës së dendur që ka rrethuar kryeqytetin maqedonas.
Ndërsa uljet u devijuan në aeroporte të tjera, asgjë nuk mund të bëhej për nisjet e planifikuara, të cilat u anulluan.
Për shkak të mjegullës që kufizoi shikueshmërinë në 5-30 metra në vende të ndryshme të Maqedonisë, gjatë ditës janë bllokuar ose evidentuar vonesa në shumicën e rrugëve kryesore të vendit.
Probleme serioze me mjegullën, por edhe rrëshqitjet e dheut ka pasur në akset Koçani-Vinica, Vinica-Berovo, Mavrovë-Dibër-Strugë, Gostivar-Shkup dhe Katlanovo-Velesh.
I vetmi trafik që nuk njohu vonesa gjatë ditës ishte trafiku hekurudhor.
Për shkak të mjegullës, gjatë ditës u njohën vonesa të shumta edhe në aeroportet ndërkombëtare të Sarajevës dhe Zagrebit.
Top Channel