“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli deklaroi se prodhimi bujqësor dhe blegtoral u rrit me më shumë se 4 përqind përgjatë vitit 2012.
Në analizën vjetore të punës, ministri u shpreh se prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka shënuar një progres të ndjeshëm.
“Gjykimi dhe vlerësimi ynë paraprak është që në sektorin e bujqësisë kemi një rritje jo më pak se 4 përqind”, tha Ruli.
Ai vuri në dukje se eksportet bujqësore u rritën me 10 përqind, ndërsa importet me 3 përqind.
“Tek eksportet, produktet që mbajnë peshën më të lartë, sic janë bimët medicinale, frutat dhe ulliri kanë patur një rritje prej 20 deri në 30 përqind. Pozitive për këtë vit mund të shënohet edhe fakti që kemi për herë të parë një rritje kaq të ndjeshme të eksporteve blegtorale me rreth 21 përqind”, tha ministri.
Top Channel