
“Ne jemi pjese e fitores, jemi pjese e ndryshimit ne Shqiperi”, ka thene
ne fjalen e hapjes kryetari Partise Socialiste per Greqine Artan
Qirici.
Te mbledhur ne qytetin e Larises, perfaqesues te kesaj force politike nga te gjitha qytetet e Greqise kane theksuar se Partia Socialiste eshte e vetmja force politike qe ka nje program per emigracionin, qe ndodhet kaq prane komunitetit shqiptar ne Greqi.
“Partia Socialiste është nëj parti që jeton me emigracionin. Kryetari i PS-së ka jetuar në emigracion, 70 për qind e grupit tonë parlamentar ka jetuar një pjesë të jetës së tyre në emigracion”, thotë Erjon Veliaj, sekretar për Emigracionin dhe Rininë.
Ne fjalimet e tyre perfaqesues te degeve te Partise Socialiste kane shprehur deshiren qe ky vit te sjelle ndryshimin ne atdhe.
“Për të gjithë ne nuk ka moto më të çmuar se sa Shqipëria. Të gjithë jemi ushtarë të Shqipërisë”, thotë Artur Porpollogu, koordinator i PS-së për Greqinë e Veriut.
Ndersa ne fund kryetari i Asamblese kombetare te PS Gramoz Ruci duke sjelle shembuj konkrete u ka bere shqiptareve te Greqise nje pasqyrim te realitetit shqiptar ku cmimet e artikujve te konsumit te pergjitshem jane dyfishuar prej vitit 2005 kur pushtetin e ka marre Sali Berisha.
Gjithashtu u ka treguar se cilat premtime nuk mbajti Kryeministri shqiptar per 100-vjetorin siç janw ndwrtimi i Parlamentit te ri, Bibliotekës Kombëtare, stadiumit të ri etj, duke e akuzuar kreun e Qeverisë se në këto 20 vjet nuk po sundon me zgjedhje, por me vjedhje.
“Për fat të keq 100-vjetori na gjeti me një shtet në shërbim të pushtetarëve, na gjeti si vendin më të korruptuar në gjithë Evropën”, tha kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi.
Meqenese takimi me perfaqesuesit e majtë të komunitetit shqiptar në Greqi ishte i pari në këtë vit zgjedhor për PS-në, Ruçi duke i ftuar te gjithe emigrantet te vijne e te votojne ne zgjedhjet e 23 qershorit i ka pershendetur ata dhe i ka uruar: “Paci këmbën e mbarë!”
Top Channel