
Manuel Augusto Blacker Miller, ish-ministri i Jashtëm në kohën e
ish-Presidentit Fuxhimori, i përfshirë në një grusht shteti në vitin
1992 është në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit në Shqipëri, që
me shumë gjasa do t’i aprovohet nga autoritetet shqiptare.
Burimet policore bejne te ditura, per Top Channel se në datën 10, ndryshe nga çfare raportojne mediat peruane, Miller eshte paraqitur ne zyren e emigracionit dhe kufirit ne Tirane, per te marre lejen e qendrimit, ku ka marre edhe nje gjobe per nje vonese dyditore.
Ne procedurat rutine qe kryhen ne raste te tilla nga ‘Interpol Tirana’ eshte informuar Interpol Lima në Peru, per kërkesen e Miller. Keta te fundit kane kerkuar ndalimin e Millerit, nderkohe qe ai nuk eshte i shpallur ne kerkim nderkombetar.
Sipas burimeve shqiptare te policise, kerkesa e Peruse per shpalljen e tij ne kerkim nderkombetar nuk i eshte kthyer ende pergjigja nga Franca ku ndodhet edhe qendra e interpolit. Nderkohe qe as Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk kane percjelle asnje kerkese per ndalimin e tij ne Shqiperi.
Top Channel