Duken si fotokopje të njëri-tjetrit operacionet e njëpasnjëshme të forcave aerodetare italiane në zonën e kanalit të Otrantos.

Në të gdhirë të së dielës, ne zonen “Le Cesine”, rreth 10 kilometra në jug-lindje të Lecces, u bllokuan 381 kilogramë marihuanë. Gjatë një patrullimi, rojet bregdetare patën dalluar dhe më pas gjurmuar një gomone rreth gjashtë metra të gjatë. Kur skafistët po transportonin në breg sasinë e madhe të marijuanës, forcat e rendit kanë ndërhyrë, por pa mundur të kapin asnjë prej tyre.

Droga ishte e paketuar më së miri dhe ishte e mbyllur në 12 canta të mëdha. Sipas deklaratave të autoriteteve ka shumë mundësi që ajo të vinte nga Shqipëria, duke u nisur si nga cilësia dhe mënyra e ambalazhimit, ashtu dhe nga pozicioni ku është gjetur.

Rezerva natyrore e Le Cesine është një prej pikave ku verifikohen me shpesh mbërritje sasish të mëdha droge nga Shqipëria. Nuk kane kaluar as 20 dite nga operacioni i fundit qe çoi në sekuestrimin e 400 kilogramëve marihuanë dhe të një gomone dymotorëshe si dhe në arrestimin i skafistit, një 35 vjeçar shqiptar me origjinë nga Berati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB