" /> ">

Dikur partia më e madhe në Greqi, “PASOK” do të ndryshojë emrin në zgjedhjet për Parlamentin e Bashkimit Europian që do të zhvillohen në muajin Maj.

Një vendim i tillë motivohet nga pamundësia e partisë për të formuar një koalicion të qendrës së majtës, për shkak të rënies së mbështetjes së saj në minimume historike.

Si rrjedhojë, “PASOK” pritet të jetë vetëm një prej forcave anëtare të një koalicioni të majtë, që nuk do të udhëhiqet më prej saj.

Emri i ri i “Lëvizjes Panhellenike Socialiste Greke” do të jetë Partia Demokratike e Avancuar.

Në zgjedhjet e vitit 2012, “PASOK” ra në minumume historike, duke fituar vetëm 13,1% të votave dhe siguruar një minorancë prej 41 deputetësh në Parlament.

E themeluar në vitin 1974 dhe e identifikuar gjatë historisë familjen politike Papandreu, “PASOK” fitoi në zgjedhjet e para që mori pjesë në vitet 1970, 13,5% të votave dhe rezultati i zgjedhjeve të fundit ishte më i dobëti në historinë e kësaj force.

Në vitet 1980, 1990 dhe 2000, “PASOK” ka dominuar jetën politike të vendin, duke qenë shumicën e kohës drejtuesja e koaliconeve qeverisëse ose forca kryesore e opozitës greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA