“Ai pis më ka shkatërruar familjen, s’ua fal abortin e dy fëmijëve të mi”/ Prokurori Ols Dado zbulon përplasjen me Veliajn: Ia kemi dorëzuar aktet, i refuzoi dhe më ofendoi Autobusi i linjës Sarandë – Tiranë është grabitur pak minuta pas mesnate
në dalje të Tepelenës pranë fshatit Majkosh nga dy persona të
armatosur. Grabitesit qelluan në ajër tri herë rrjesht dhe më pas drejt
autobusit.
Një plumb ka përshkuar xhamin e kabinës në anën e drejtuesit të mjetit dhe ciflat kanë gërvishur disa pasagjerë të vendeve të para.
Autobusi ka lëvizur menjëherë më pas nga vendngjarja sipas drejtuesit të mjetit dhe ndihmësit të tij për t’u larguar sa më shpejt nga grabirtësit nga frika e ndonjë sulmi të dytë.
Drejtori i Policisë së Qarkut dhe dhjetëra forca policie kanë mbërritur në fshatin Iliras për të marrë deklarimet e pasagjerëve. Burime zyrtare bëjnë me dije se është duke krehur e gjithë zona dhe se janë shoqëruar në polici 4-5 persona.
Top Channel