AK: Berisha mashtroi me çështjen kombëtare

13/01/2013 10:55

Aleanca Kuqezi denoncoi ato që sipas saj janë gënjeshtrat e kryeministrit Sali Berisha, në programin e ri te Partise Demokratike.

Duke komentuar platformen që forca në pushtet ka shpallur për mandatin e ri 4-vjeçar që shpreson të fitojë ne zgjedhjet e qershorit, AK vlerësoi se “ai është treguesi më i mirë i të gjithë mashtrimeve mbi bashkimin kombëtar”.

”Në programin e Partisë Demokratike nuk ka asnjë fjalë të vetme për bashkimin kombëtar”, denoncoi “Aleanca Kuqezi” ditën e dielë.

”Berisha gënjeu 10 milionë shqiptarë për bashkimin kombëtar. Gënjeshtrat e Berishës janë nga Presheva në Prevezë, ndërsa atdheu i tij i vetëm është karrigia e pushtetit”.

Nje parti qe ka vendosur ne fokusin e saj çeshtjet kombetare, Aleanca Kuqezi ka denoncuar me pare perdorimin e disa prej ideve te saj – si pasaporta per te gjithe shqiptaret apo “nje dritare nje flamur” per 100-vjetorin e pavaresise – , per qellime elektorale nga mazhoranca ne pushtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA