“Çmimi i paqes po rritet”/ Shërbimi Sekret Britanik paralajmëron për rrezikun e një sulmi rus ndaj NATO-s Komandot francezë kanë kryer një operacion për lirimin e një pengu në Somali, ku një numër personash kanë mbetur të vrarë.
Sipas raportimeve të BBC, operacioni ka përfunduar në një masakër të vërtetë, pasi pengu është vrarë nga pengmarrësit, bashkë me dy ushtarë francezë.
Pengu francez mbahej në lokalitetin Bulo Marer nga grupi terrorist Al Shabab, 17 militantë të të cilit kanë mbetur të vrarë gjatë blicit.
Një zëdhënës i këtij fraksioni tha për agjencinë e lajmeve “AFP” se ushtarë “të shumtë” francezë kanë mbetur të vrarë në operacion.
Ndërsa një dëshmitar, i cituar nga BBC, deklaroi se kishte dëgjuar një helikopter të fluturonte në jug të qytetit dhe më pas shpërthime e të shtëna.
“Ne dëgjuam një seri shpërthimesh të ndjekura nga të shtëna armësh, vetëm pak sekonda pasi një helikopter fluturoi mbi qytet. Nuk e dimë me saktësi se çfarë ka ndodhur, por vendi i bastisur ishte një bazë e Al Shabab”, tha Mohamed Ali.
Lajmi për këtë operacion në lindje të Afrikës erdhi disa orë pasi Franca njoftoi nisjen e ndërhyrjeve ushtarake në shtetin e Malit, për të mbështetur qeverinë në luftën kundër militantëve islamikë.
Ka gjasa që dy ngjarjet të jenë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi autoritetet franceze e dinin që operacioni do kishte pasoja për 9 pengjet që mbahen në Afrikën e veriut.
Pengu ishte një agjent sekret francez, i identifikuar si Denis Allex, i rrëmbyer në Somali në korrik të vitit 2009 bashkë me një koleg që u lirua një muaj më pas.
Top Channel