Ministri i Drejtësisë në Serbi, Nikolla Sellakoviç dhe kryetari i
Kuvendit, Nebojsha Stefanoviç kanë kërkuar të kalojnë atë që njihet si
Viti i Ri serb që festohet me 13 janar me kalendarin e vjetër dhe në
bazë të parimeve ortodokse, por kjo dëshirë nuk u është plotësuar.

Mediat serbe kanë bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e tyre të paraqitur përmes EULEX-it në institucionet e Kosovës.

Zyrtarët serbë janë ankuar kohë më parë duke kritikuar bashkësinë ndërkombëtare për cënim të të drejtave pasi vizitat do të ishin private. Pak ditë më parë, për Krishtlindjet Ortodokse të 7 janarit, kjo kërkesë iu refuzua presidentit serb, Tomisllav Nikolliç dhe është dëbuar, Alleksandar Vullin, shef i zyrës për Kosovën.

Qeveria e Kosovës kishte konsideruar se kërkesat e zyrtarëve serb për vizita private ishin kthyer në tubime politike.

Top Channel