Magnati serb Mirosllav Mishkoviç, djali i tij dhe një bashkëpunëtor do
të qëndrojnë të paktën edhe 30 ditë në paraburgim për shkak të dyshimit
se kanë keqpërdorur fonde të ndryshme dhe kanë dëmtuar shtetin për të
paktën 30 milionë euro.

Një nga arsyet përse i është vazhduar Mishkoviçit paraburgimi ka qenë edhe shqetësimi i publikut. Janë dëgjuar dhjetëra dëshmitar lidhur me këtë ngjarje dhe Mishkoviç është kthyer në qendër të vëmendjes me çdo element, nga fakti se si jeton në qelinë e tij prej pak metrash katrorë të paraburgimit, ndonëse konsiderohet të jetë njëri prej njerëzve më të pasur të Ballkanit.

Mishkoviç është lidhur me disa privatizime dhe projekte. Ndërkaq është i njohur për krijimin e kompanisë më të madhe ‘Delta Holding’, ndërkaq milionin e parë e ka krijuar në kohën e Sllobodan Millosheviçit. Arrestimi i tij kishte befasuar pasi konsiderohej si i paprekshëm.

Top Channel