Kinë, smog i zi mbi Pekin

12/01/2013 00:00

Ndotja e ajrit në kryeqytetin e Kinës, Pekin, ka arritur nivele që
konsiderohen të një kërcënimi tepër të lartë për shëndetin e njeriut.

Të dhënat e publikuara nga monitoruesit zyrtarë dhe jozyrtarë sugjerojnë se ditën e shtunë ndotja ka kaluar nivelin e rrezikut të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas organizatave, ajri ka shijen e pluhurit të qymyrit dhe të tymit të makinave, dy nga burimet kryesore të ndotjes. Gjithashtu, rritja ekonomike e ka lënë cilësinë e ajrit në shumë qytete në mëshirë të fatit.

Një smog i rëndë ka mbuluar Pekinin për shumë ditë, thotë korrespondenti i BBC në kryeqytetin kinez, Damian Grammaticas.

“Deri mesditën e së shtunës shtresa e smogut ishte aq e trashë sa me zor mund të shije qytetin nga ndërtesat e larta. Blloqet e pallateve zhdukeshin në gri”, ka thënë reporteri.

Udhëzimet e OBSH sugjerojnë se mesatarja e koncentrateve që ndotin ambjentin nuk duhet të jetë më shumë se 25 mikrogramë për metër kub.

Ajri nuk është i shëndetshëm nëse është mbi 100 mikrogramë, ndërsa në 300 të gjithë fëmijët dhe të moshuarit nuk duhet të ndalin nga banesat e tyre.

Të dhënat zyrtare të publikuara të shtunën nga Pekini tregonin se ndotja kishte arritur nivelin e 400 mikrogramëve për metër kub, ndërsa nga një monitorim i ambasadës amerikane rezultonte se ishte 800.

Me një marrje fryme, grimcat e pluhurit ndotës mund të shkaktojnë infeksione në frymëmarrje, si dhe të shtojnë rastet e vdekshmërisë nga kanceri dhe zemra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB