Bolivia fiton betejën për gjethet e kokës

12/01/2013 00:00

Bolivia ka arritur fitore në fushatën e saj për të çkriminalizuar përdorimin e gjetheve të kokës.

Vendi është pranuar sërish në Konventën e OKB-së për Lëndët Narkotike, që e ka konsideruar si ligjore përdorimin e kësaj bime në Bolivi.

Shteti latin ishte tërhequr nga konventa vitin e kaluar në shenjë proteste ndaj klasifikimit të gjetheve të kokës si një drogë ilegale.

Përdorimi i këtyre gjetheve është një traditë shekullore në Bolivi. Koka, ingredienti bazë për kokainën, është përdorur në Ande për mijëra vjet për uljen e dhimbjeve dhe si bimë mjekësore.

Të paktën 15 vende kundërshtuan qëndrimin e Bolivisë, një kuotë shumë e ulët nga 62 që duheshin për ta mbajtur vendin larg kthimit për të qenë pjesë e konventës.

Zëdhënësja e OKB-së, Arancha Hinojal deklaroi se kundërshtimet kishin ardhur nga SHBA, Meksika, Japonia, Rusia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Suedia, Finlanda, Portugalia, Izraeli dhe Irlanda.

Një zyrtar amerikan tha se administrata vazhdon të besojë se legjislacioni për gjethet e kokës do të çojë në një furnizim më të madh të kokainës, në rritjen e trafikimit të saj dhe të krimeve të lidhura me të.

Presidenti bolivian Evo Morales, që është dhe kryetari i sindikatës për rritjen e kokës, bëri një fushatë të fortë për të kthyer mbrapsht “gabimin historik” të OKB-s kundër gjetheve.

Vitin e kaluar ai mori pjesë në takimin e Kombeve të Bashkuara kundër drogës në Vienë, për të lobuar kundër legjislacionit, duke thënë se koka ishte pjesë e trashëgimisë së vendit të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB