Tunizi, protesta për gjendjen ekonomike

11/01/2013 00:00

Forca të shumta policore dhe disa reparte të ushtrisë zbarkuan në provincën lindore të Tunizisë, Ben Guerdane.

Këto forca u vendosën për të ndalur protestat e mijëra banorëve të kësaj zone që një ditë më parë u vunë flakën godinave shtetërore si dhe selisë rajonale të partisë në pushtet.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, në qendër të protestave të këtyre banorëve është kriza ekonoike. Gjendja e tyre është vështirësuar për shkak të tranzicionit të stërzgjatur në Libi. Kjo zonë e Tunizisë është e lidhur ngushtë ekonomikisht nga shkëmbimet tregtare me fqinjin perëndimor.

Por situata e pasigurtë në Libi si dhe rivendosja e disa burokracive për mallrat në vijën kufitare mes dy vendeve ka zemëruar banorët e Ben Guerdanes.

Si në Tunizi ashtu edhe në Libi pushteti u ndërrua pas revolucioneve popullore që nisi atë që më vonë u quajt “Pranvera Arabe”. Por ndërsa në Tunizi këto protesta cuan në rrëzimin e shpejtë të Ben Alisë, në Libi, ish-diktatori Gedafi rezistoi për muaj me radhë dhe vendi u zhyt në një luftë civile të përgjakëshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB