Sulmet në Pakistan, tre ditë zi për viktimat

11/01/2013 00:00

Autoritetet e provinces pakistaneze të Baluchistanit shpallen tre dite
zije per viktimat e shperthimeve qe tronditen nje dite me pare
kryeqendren rajonale, Quetta.

Pjesa me e madhe e vdekjeve ishin pasoje e dy sulmeve te njekohesishme ne nje zone te banuar kryesisht nga muslimane shiite. 81 vete u vrane aty e mbi 120 te tjere u plagosen. Mes te vdekurve ishte dhe nje aktivist i te drejtave te njeriut, Irfan Ali, qe kishte shkuar te ndihmuar viktimat e nje shperthimi te mehershem, nga i cili vdiqen 11 vete. Pergjegjesine e sulmeve e mori persiper grupi militant, Ushtria e Bashkuar e Baluchistanit.
 
Ali kishte shkruar ne nje rrjet social se i kishte shpetuar per nje fije shperthimit ne treg. Por me te mberritur atje per t’i ardhur ne ndihme te lenduarve ashtu sic bene dhe forcat policore e mediat, ndodhen dy sulmet e tjera, qe moren edhe me shume jete njerezish.

Pas vales se dyte te shperthimeve qendron, sipas vete pohimeve te tij, grupi ekstremist sunit, Lashkar-e-Jhangvi. Baluchistani eshte nje rajon i trazuar prej kohesh, i pllakosur nga nje rebelim separatist dhe nga perplasjet sektare mes sunite dhe shiiteve. Episodet e fundit ishin teper te renda edhe per vete standartet e Pakistanit te perballur shpeshhere me gjakderdhje te medha. Mediat vendase i pershkruan sulmet ne Baluchistan si nje kasaphane te vertete, ku pjesa derrmuese e viktimave ishin pjesetare te pakices shiite.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB