SHBA, evitohet masakra në shkollë

11/01/2013 00:00

Një tjetër masakër në shkollë do të kishte tronditur Shtetet e
Bashkuara, po të mos ishte për një mësues që arriti të bindë agresorin
të ulë armën e të shmangë gjakderdhjen e radhës.

Episodi i dhunes ne nje gjimnaz te Kalifornise kishte per protagonist nje nxenes qe hyri i armatosur ne ndertese e hapi zjarr duke plagosur nje nxenes tjeter perpara se mesuesi dhe nje mbikqyres i godines ta ndalonin.

Ngjarja e rende vjen me pak se kater jave nga masakra e Sandy Hook ne Connecticut, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 femije e 6 mesuese, sulm qe shokoi te gjithe kombin e rindezi debatet kombetare mbi kontrollin e armeve. Sherifi i kontese Kern ku ndodhi indicenti i fundit, konfirmoi se studenti i plagosur eshte ne gjendje kritike, por per momentin situata e tij duket e stabilizuar.

“Agresori kishte municione mjaftueshem per te shkaktuar nje numer te madh viktimash. dy anetare te stafit, nje mesues dhe mbikqyresi i godines, u perpoqen ta bindnin te ulte armen. djaloshi i ka thene mesuesit: nuk dua te te qelloj ty, e me pas ka permendur emrat e personave qe ishte nisur te qellonte. Por fale gjestit heroike te ketyre dy burrave, masakra u shmang. Fare mire ata mund te ishin larguar per te shpetuar veten duke i lene nxenesit e tjera ne klase me agresorin, por nuk e bene nje gje te tille”, thotë Sherifi i Kontesë së Kernit, Donny Youngblood.

Identiteti i personit tashme te arrestuar, nuk eshte bere ende i ditur, por sipas sherifit, ai kishte pasur mosmarreveshje te medha me te plagosurin. Prinderit e nxenesve te tjere thone se i dyshuari ishte perjashtuar vitin qe shkoi nga shkolla e ndodhur rreth 200 km ne veri te Los Angelesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB