SHBA, Biden me rekomandime tek Obama

11/01/2013 03:30

Zëvendës-presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka bërë të ditur se “task forca” e tij për kontrollin e armëve do t’i japë rekomandimet presidentit Barack Obama rreth së martës.

Biden u takua me anëtarë të Shoqatës Kombëtare të Armëve (NRA) në ditën e dytë të bisedimeve të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me politikën e kontrollit të armëve.

Debati i përvitshëm amerikan mbi dhunën e armatosur është rigjallëruar nga masakra në shkollën fillore, që la 27 persona të vdekur gjatë muajit të kaluar.

Menjëherë pas deklaratës së Biden, dolën raportime për të shtëna në një shkollë në Kaliforni. Një student u qëllua dhe u plagos mëngjesin e së enjtes, në një shkollë të lartë në Taft, Kaliforni, bënë të ditur zyrtarë të policisë. Një tjetër ishte i dëmtuar, por refuzoi kujdesin mjekësor.

Një i dyshuar, që mendohet të ketë qenë një tjetër student, u arrestua dhe u mor në pyetje.

Biden tha se do t’i raportonte rezultatet e punës së tij te presidenti Barack Obama javën e ardhshme, sepse ata kanë vetëm një “hapësirë të ngushtë” kohore, në të cilën duhet të veprojnë.

“Nuk ka asgjë, që të vrasë ndërgjegjet e popullit amerikan”, tha Biden. “Nuk ka asgjë, që ka shkuar në zemër të problemit, më shumë se sa imazhi që ka populli nga ata fëmijë 6-vjeçarë të shoshitur, jo të qëlluar nga një plumb qorr, por të shoshitur me vrima plumbash në klasat e tyre”.

Zëvendës-presidenti tha se rekomandimet do të përfshijnë kontrolle me sfod universal për blerësit e armëve dhe rifreskimin e bazës së të dhënave me informacione mbi kriminelët e dënuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA