SHBA, alarm nga epidemia e gripit “H3N2”

11/01/2013 20:10

Epidemia e gripit stinor “H3N2” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikon te shndërrohet në më të rëndën të ketyre viteve.

Raste të prekur prej tij janë regjistruar në 44 shtete; në Uashington, Oregon, Kaliforni, Arizona, Misuri, etj. Të paktën 21 fëmijë kanë humbur jetën deri tani.

Vetëm në Boston, zona më e goditur, viktimat jane 12. Kryebashkiaku i Bostonit, shtet ku numerohen 700 raste te prekurish, nje shifer 10 here me e larte se ne vitin 2012 deklaroi gjendjen e emergjences.

“Ky grip është më i keqi i këtyre viteve dhe njerëzit duhet të kuptojnë se rreziqet për shëndetin janë serioze”, deklaroi një zyrtar i shëndetësisë.

Deri ne fund te nentorit jane vaksinuar 112 milione amerikane, por pjesa me e madhe e popullsise nuk eshte e mbrojtur.

Me te rrezikuarit nga virusi jane te moshuarit dhe femijet. “Virusi H3N2” mund te shkaktoje gjithashtu pneumoni.

Simptomat jane te renda, çka mund te detyrojne te semurin te qendroje ne shtrat deri ne dy jave. Ne Ilinois, disa spitale u detyruan te refuzojne pacientet me simptomat e gripit, si pasoje e numrit te larte te prekurve, ne Pensilvani u ngriten çadra jashte spitaleve, per t’i bere balle fluksit te te semureve, ne Mejn rastet tejkalojne normen, ndersa në Karolinen Veriut eshte regjistruar numri me i larte i te prekurve keto 10 vitet e fundit.

Ne kete shtet kane humbur jeten 14 persona. Ekspertet parashikojne perkeqesimin e situates, sepse ende virusi nuk ka arritur pikun ndersa autoritetet e shendetesise ftuan te gjithe popullsine te vaksionohet dhe te qendroje larg vendeve publike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA