“Serbia e trajton Kosovën si në kohën kur asgjë nuk kishte ndodhur me pavarësinë, por as si në kohën gjatë luftës”. Është ky perceptimi që ka krijuar analisti amerikan Daniel Server, nga informacionet e publikuara në media mbi platformën e Beogradit për bisedimet me Kosovën.

Server, një njohës i mirë i çështjeve të Ballkanit, e ka vlerësuar platformën si një ëndërr të Sllobodan Millosheviç.

“Mendoj se platforma serbe për Kosovën nuk do të ndihmojë shumë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Beogradi tenton të mbajë sovranitetin në tërë Kosovën dhe të mundësojë që të krijojë një sistem me të cilin me serbët në Kosovë do të qeverisej në mënyrë të ndarë. Me këtë formulë shqiptarët do të mbesnin pa shtet dhe do të jetonin në kufijtë e Serbisë, e kjo ka qenë edhe ëndrra e Millosheviç”, ka theksuar Server.

Ndërsa Dragan Bujosheviç, kryeredaktor i gazetës “Politika”, ka vlerësuar se me dokumentet e Serbisë, në opinionin publik është krijuar ideja se edhe kryeministri edhe presidenti serb janë të kënaqur, kjo edhe për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj faktit se kush udhëheq shtetin.

“Rezoluta nuk merret me çështjen e statusit të Kosovës për shkak se, siç thuhet, pala tjetër nuk është e gatshme. Qëllimi është vendosja e institucioneve serbe në Kosovë në mënyrë të pranueshme edhe për Prishtinën, edhe për botën”, thotë Bujosheviç në një shkrim në gazetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA