Pakistan, 92 të vdekur nga shpërthimet

11/01/2013 00:00

Dy shpërthime në një sallë bilardoje në qytetin jug-perëndimor të Pakistanit, Quetta, kanë lënë të vdekur të paktën 92 persona dhe të plagosur mbi 120 të tjerë.

Shumica e tyre u regjistruan pas shpërthimit të dytë, teksa policia dhe mediat nxituan për në skenën e krimit.

Zona, ku ndodhën shpërthimet, dominohet nga muslimanë Shia, ndërsa grupi ekstremist Sunni, Lashkar-e-Jhangvi, mori përsipër autorësinë e sulmeve. Më herët, një bombë në një market vrau 11 persona dhe plagosi mbi 27 të tjerë.

Një zëdhënës i një grupi tjetër militant, United Baloch Army, njoftoi gjithashtu autorësinë e këtij sulmi. Balochistani është rrënuar nga rebelimi i separatistëve dhe luftës sektariane mes Sunni-tëve dhe Shia-s.

Talebanët, dhe grupe të armatosura që mbështesin ata, kanë marrë përsipër sulme të mëparshme në këtë provincë, veçanërisht në zonat pranë kufirit me Afganistanin. Ushtria pakistaneze është përfshirë në një luftë afatgjatë kundër këtyre grupeve militante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA