Një gjykatë në Colorado ka theksuar se ka prova të mjaftueshme, kundër të akuzuarit për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve, në një kinema gjatë korrikut të kaluar, për t’u dërguar në burg.
Vendimi vjen pas 3 ditësh dëgjime, në të cilat prokurorët shpalosën aktakuzën ndaj të dyshuarit James Holmes.
Ai pritet të akuzohet formalisht gjatë së premtes, pavarësisht se mbrojtësit e tij kanë deklaruar se ai nuk është gati të pranojë fajësinë. Ata nuk e shpjeguan kërkesën e tyre për të shtyrë formulimin formal të akuzës.
Më herët gjatë javës, në gjykatë u tha se Holmes kishte ngritur një kurth me bomba në apartamentin e tij, përpara sulmit.
Masakra, e cila ndodhi në premierën e filmit të ri Batman në Aurora, ishte një nga më të këqijat në historinë e SHBA-ve.
Gjatë dëgjimeve të kësaj jave, avokatët mbrojtës nuk thirrën asnjë dëshmitar, teksa shqyrtuan vetëm ata të ftuar nga prokurorët.
Ndërkohë që nuk dihet se si do të mbrohet Holmes, avokatët e tij kanë ngritur disa herë cështjen e problemeve shëndetësore gjatë këtyre dëgjimeve.
Gjykatësi William Sylvester vendosi gjithashtu se 25-vjeçari do të vazhdojë të mbahet pa të drejtë lirimi me kusht, pas një totali prej 166 akuzash.
Top Channel