BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Policia britanike pritet të dalë me një raport zyrtar përgjatë ditës së premte lidhur me akuzat për abuzime të ish-drejtuesit të lartë të BBC-së, Jimmy Savile.
Mediat britanike shkruajnë se në raport thuhet se në karrierën e tij 40-vjeçare si DJ dhe drejtues i emisioneve të tjera televizive në gjigantin mediatik britanik, mbi 500 fëmijë dyshohet të jenë viktimë e abuzimeve seksuale të Savile.
Në raportin prej 30 faqesh të policisë metropolitane angleze thuhet se në të paktën 30 raste abuzimi, viktima të Savile kanë qenë fëmijë nën moshën 10-vjeçare, ndërsa pjesa më e madhe e viktimave varion nga 14 deri në 18 vjeç.
Shumë prej abuzimeve të Savile kanë ndodhur në ambientet e BBC-së, të tjera në spital apo edhe në institucione rieduktimi ku Savile zhvendoste emisionet e tij, “Jim’ill Fix It” dhe “Top Of The Pops”. Ai vdiq në vitin 2011 në moshën 84-vjeçare.
Zërat e parë se Savile kishte abuzuar seksualisht me fëmijë përgjatë gjithë karrierës bëri që shumë prej viktimave të tij të dalin e të rrëfejnë historitë e tyre tronditëse. Skandali pa në pak muaj të rrëzohej një prej figurave që konsiderohej ikonë në historinë e televizionit dhe radios në Britani.
Për disa muaj, në qendër të akuzave u vendos edhe vetë BBC për fshehje të krimeve të star-it të saj. Akuzat pasuan me ndryshime thelbësore në postet drejtuese të gjigantit të medias botërore.
Top Channel