Hyn në fuqi paketa e fiskale 2013
11/01/2013 00:00
Hyri në fuqi paketa fiskale për vitin 2013 për disa ndryshime ligjore që parashikojnë heqjen dhe përgjysmimin e akcizës dhe tarifës doganore për kafen.
Heqja e kësaj akcize do të bëhet për gjithë importin e kafes së papjekur, ndërsa për kafen e pjekur do të aplikohet përgjysmimi si i akcizës ashtu edhe i tarifës doganore.
Paketa e re fiskale parashikon gjithashtu edhe heqjen e taksës mbi vlerën e shtuar për makineritë do të përdoren në investime që tejkalojnë shumat prej 50 milionë lekësh.
Paketa e re fiskale u botua në Fletoren Zyrtare në ditët e para të muajit dhjetor.
Top Channel