Erdogan: Ekzekutimi në Paris, mes kurdësh

11/01/2013 00:00

Kryeministri turk, Recep Taip Erdogan e ka cilësuar vrasjen e tre aktivisteve kurde në Paris, mes të cilave edhe një bashkë-themeluese e partisë kurde PKK, si “cështje të brendshme mes tyre”.

“U kanë hapur derën vrasësve. Është e logjikshme që s’mund t’ua hapnin derën të panjohurve. Me siguri ato e kanë njohur vrasësin”, tha Erdogan para mediave turke pas rikthimit në atdhe nga një vizitë zyrtare në Senegal.

Tre aktivistet janë gjetur të vrara në afërsi të Institutit Kurd në kryeqytetin francez. Ende nuk është i qartë motivi i kësaj vrasjeje të trefishtë, që ndodh në një kohë kur Turqia ka nisur bisedimet me liderin rebel kurd Abdullah Oçalan, në përpjekje për ta bindur që PKK të ulë armët.

Oçalan, ndonëse i burgosur, vazhdon të ketë një ndikim të rëndësishëm në organizatën seperatiste që ai vetë krijoi dhe që konsiderohet si një grupim terrorist nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.

“Skena e krimit të jep idenë e një ekzekutimi, por do të jenë hetimet që do të përcaktojnë rrethanat e vërteta të ngjarjes”, ka thënë një burim policor i cituar nga agjencia e lajmeve “AFP”.

Rreth 40 mijë persona kanë humbur jetën përgjatë konfliktit 25-vjeçar mes shtetit turk dhe Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA