Bullgari, masakër në familje
11/01/2013 17:30
Kufomat e pesë personave, anëtarë të së njëjtës familje, janë gjetur nga policia bullgare në një apartament në lagjen Gotse Delcev, në Sofie.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Tsvetan Tsvetanov, sipas të cilit autor i masakrës ka qenë kryetari i familjes, 55 vjeç dhe ish-zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas ministrit, fillimisht ai i ka qëlluar me pistoletë bashkëshortes, dy djemve 21 dhe 27 vjeç dhe më pas gjyshes së tyre para se të vetëvritej.
Top Channel