BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet Banka Qendrore Evropiane prezantoi kartëmonedhat e reja të euros, të
cilat do të zëvendësojnë ato aktualet. qellimi i BQE-se eshte ti bëjë më
të sigurta bankënotat e veta.
“Kartmonedha 5 euroshe do te jete e para e serise se re. Dalengadale do te zevendesohen te gjitha kartmonedhat e hedhura ne treg ne 1 janar te vitit 2002”, thotë presidenti i BQE-se, Mario Dragi.
Vitin e kaluar, ne Gjermani u terhoqen nga qarkullimi plot 41.000 bankënota të falsifikuara, apo 6,4 % me shume se ne 2011-ten. Në raport me sasinë e përgjithshme të parasë në qarkullim, nje shume e tille mund te shihet si minimale, por ekspertet thone se demi i shkaktuar ekonomise është i ndjeshëm.
Draghi e pershkroi euron si simbolin e dukshem te Bashkimit Europian, e per kete arsye janë bërë përpjekje të mëdha për prodhimin e kartëmonedhave të reja, ne menyre qe te jene sa me të sigurta. Presidenti i BQE-së garantoi se keto banknota janë “fjala e fundit persa i përket teknologjisë dhe sigurisë.” Qellimi, sqaroi ai, nuk eshte te luftohet inflacioni, por t’u veshtiresohet puna falsifikuesve te cilet kane gjithmone nevoje per kohe derisa t’i njohin mirë parate dhe të jenë në gjendje t’i imitojnë.
Top Channel