“NATO do të mbrojë Kosovën”, Vuçiç: “Të gjithë po përgatiten për luftë” Pesë sulme të koordinuar brenda një ore ndaj banesave të disa prej
gazetareve të njohur në Greqi kanë vënë në alarm policinë greke dhe
Departamentin e Antiterrorit.
Sipas burimeve policore rreth ores 3.40 të mëngjesit të së premtes është regjistruar shpërthimi i parë i një bombe artizanale ne banesen e Jorgos Ikonomeas,nje prej dy prezantuesve te emisionit informativ te mengjesit ne televizionin privat Mega Channel.
Ne vazhdim jane regjistruar shperthime tek banesat ku jetojne drejtori i agjensise shteterore te lajmeve Andonis Skilakos dhe nje ndihmes i tij, gazetari specialist i financave Kristos Konstas, ish-prezantuesi i lajmeve i te njejtit stacion televiziv Andonis Liaros, si dhe gazetari investigativ Petros Karsiotis.
Ne te gjitha rastet menyra e veprimit eshte e njejte, pasi jane perdorur bomba artizanale te perbera prej nje kapsolle,dy bombulash gazi dhe nje sahati -thuhet ne deklaraten per shtyp te policise qe e konsideron nje sulm te sinkronizuar.Deri tani asnje organizate apo grup nuk ka marre persiper pergjegjesine per ngjarjen, ndersa ceshtja po hetohet nga Anterrori grek.
Orgenet e Rendit vleresojne se sulmet vijne nga radhet e personave anarkiste si nje reagim ndaj lidhjeve te dyshimta korruptive midis politikaneve qeveritare dhe gazetareve.
Shkak i mundshem per kete akt shpjegohet te jete nje incident ne emisionin e pardjeshem te mengjesit, kur nje prej gazetareve te kanalit MEGA ka perdorur nje sharje te rende per anarkistet qe kishin pushtuar nje vile ne qender te Athines, duke kujtuar se e kishte mikrofonin te mbyllur pas pushimit per publicitet.
Kjo sharje eshte degjuar nga te gjithe telespektatoret dhe ka shkaktuar komente nga me te ndryshme ne mediat sociale, kunder “gazetareve lakej” qe u sherbejne interesave te caktuara politike.
Gjithashtu vlen te permendet se ne opinionin publik te Greqise operojne te pakten dy kanale televizive qe kane me shume se dy vjet qe mbrojne mbrojne politikat qeveritare persa u perket reformave dhe masave antikrize,ndersa pronaret e tyre jane quajtur nga opozita si oligarke mediatike qe cilet influencojne ne vendimet politike te vendit.
Lidhur me kete akt,ka reaguar edhe politika vendase qe ka denuar cdo sulm dhe presion ndaj mediave.
Top Channel