Zvicër, aksident hekurudhor pranë Zyrihut

10/01/2013 16:10

Dy trena udhëtarësh u përplasën në veri të qytetit zviceran të Zyrihut, duke shkaktuar lëndimin e 17 personave, raportuan të enjten burime policore.

”Nëntë të plagosur u dërguan për trajtim në spital, por asnjëri prej tyre nuk ka marrë plagë të rrezikshme për jetën”, tha zëdhënësja e policisë, Anja Schudel.

Dy trenat e udhëtarëve u përplasën me njëri-tjetrin pranë stacionit të Nojhasenit në Rheinfal, 30 kilometra nga Zyrihu.

Qyteti i Nojhasenit është një prej destinacioneve turistike më të preferuar të Zvicrës, për shkak të një ujëvare spektakolare, që formon lumi Rin.

Të dy trenat kuptuan në kohë se kishin përballë një tjetër tren, duke arritur të frenonin e reduktuar në minimum shpejtësinë përpara impaktit.

Hetime kanë nisur për të zbuluar arsyen përse dy trenat u ndodhën në të njëjtin binar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA