Gjykata e Lartë Turke dënoi planin e qeverisë për të reformuar këtë institucion, ndërsa e konsideroi projektligjin që po diskutohet në Parlament si jokushtetues.
Këshilli i Lartë i Gjykatësve dhe Prokurorëve, në një deklaratë të publikuar në media ditën e premte, theksoi se qeveria po minon lirinë e drejtësisë, duke shkelur parimin e sanksionuar qartë në kushtetutë të ndarjes së pushteteve.
Sipas Këshillit, vendosja e këtij institucioni të pavarur në varësinë e Ministrisë së Drejtësisë i jep fund përfundimisht lirisë së gjyqësorit në Turqi.
Aktualisht, reforma është duke u debatuar në parlament, ku Partia Popullore e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan gëzon një shumicë të fortë.
Gjatë javëve të fundit, disa aleatë të Erdoganit janë arrestuar në kuadrin e një hetimi madhor anti-korrupsion, ndërsa një numër drejtuesish policie janë hequr nga detyra.
Shumë analistë e shohin këtë fushatë si një “kryqëzatë” të kryeministrit kundër kundërshtarëve të tij politikë dhe pjesë e “inatit” të Erdogan duket se është bërë edhe drejtësia.
Aktualisht, kundërshtari kryesor i kryeministrit është shndërruar ish-aleati Fethullah Gulen, i cili gëzon një mbështetje të gjerë në radhët e policisë dhe gjyqësorit.
Gulen është një akademik islamik me shumë ndikim në Turqi, i cili aktualisht jeton në një azil të vetimponuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel